
Mëngjesin e 25 majit kanë mbërritur në Durrës dy tragetë të linjës së Barit.
Sipas informacioneve paraprake, aty kanë zbarkuar 1 mijë e 100 pasagjerë të tifozëve Romës, të cilët kanë ardhur me linjën e tragetit Bari-Tiranë.
Gjithashtu pritet që me tragetin e Ankonës të vijnë edhe 214 udhëtarë.
Ndërkohë, drejtori i Rendit Publik, Zef Laska, lajmëroi një ditë më parë se sot në Rinas do të priten 26 chartera me tifozë të të dyja skuadrave, Romës dhe Feyenoord.
Ai theksoi se tifozët vijnë të organizuar dhe do të shoqërohen me eskorta policie.
“Nesër do të ulen në Rinas 19 chartera me tifozë të Romës dhe 7 chartera të tifozëve të Feyenoordit”, tha Laska.
Sipas tij, të gjithë ata që vijnë të organizuar do të shoqërohen me eskortë policie.
Po ashtu, ai njoftoi se sot janë angazhuar 2 mijë e 800 forca policie.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Balla ripohon mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me parlamentarin gjerman
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore
-
Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur