Është zbardhur vendimi i plotë Gjykatës së Korçës sa i takon masave të sigurisë dhënë për katër persona të dyshuar për krimin e ndodhur në Pogradec, ku një 42-vjeçar humbi jetën pas dhunës fizike.
Dinamika e ngjarjes është ngritur nga persona dëshmitarë dhe të dyshuar, provat paraprake, filmimet, gjurmët dhe detaje të tjera si përgjimet ambientale.
Vetë autori i dyshuar Denis Meçe pretendon se nuk e qëlloi me grusht 42-vjeçarin, Eglantin Proga, duke thënë se ai u rrëzua vetë pasi ishte i dehur.
Më tej pronari i lokalit ku punonte Proga tha se nuk pa sherrin dhe goditjen, por dëgjoi ulërimat për ndihmë dhe u përpoq t’i jepte ndihmën e parë.
Ndërkaq dy klientët e tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi u shprehën se ishin të dehur dhe të pavëmendshëm, duke dëgjuar vetëm të bërtitura dhe jo skenën e goditjes.
Autori i dyshuar shprehet se nuk e njihte si emër viktimën, por vetëm si fytyrë.
Sherri sipas tij erdhi në gjendje të dehur të të dy palëve, pasi Proga i drodhi cigaren vetë dhe më pas e shau pas krahëve disa herë atë dhe një mikun e tij në tavolinë.
Dëshmitari që ishte ulur me viktimën brenda, tha se ka parë nga xhami se gjatë debatit Meçe goditi me grusht Progën, ky ra duke përplasur kokën fillimisht në makinë dhe më pas në trotuar.
Palët nuk kanë pasur konflikte më parë dhe gjithçka erdhi nga fyerjet pas dredhjes së cigares.
Nga zbardhja thuhet se autori pas ngjarjes është larguar dhe ka fjetur në makinën e tij në Buçimas.
Më tej ka telefonuar avokatin dhe dorëzuar në Komisariat, duke thënë se s’kishte qëllim vrasjen.
Vrasja e Egli Progës, Prokuroria e Korçës merr nën hetim inspektorin për shpërdorim detyre
Vrasja e 42-vjeçarit vijon të sjellë përplasje të forta mes institucioneve të drejtësisë sa i takon veprimeve ose mosveprimeve të ndërmarra.
Këtë herë ka reaguar Policia e Shtetit, e cila i është përgjigjur deklaratës së Prokurorisë që mori në hetim inspektorin për shpërdorim detyre.
Policia e Shtetit shkruan se Prokuroria e Korçës fillimisht ngriti pretendimin se, “Policia e Shtetit nuk kishte sjellë akt-ekspertizën ligjore bashkë me të arrestuarit për ngjarjen”.
Por në reagimin e saj, Policia sqaron opinionin publik se akt-ekspertizën e kryen Instituti i Policisë Shkencore, përkundrejt vendimeve për kryerjen e ekzaminimit, dhe asnjëherë kjo nuk bëhet aty për aty për vetë mënyrën se si funksionon procesi dhe përpilimi i Aktit të Ekspertimit.
Më tej, Policia sqaron se punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, Inspektor A.L., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nuk ka asnjë lidhje me hetimin policor të ngjarjes dhe as me operacionin e policisë për kapjen e autorit.
“Hetimi i ngjarjes kryhet nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë të tjera detyra funksionale në vendngjarje, përjashtuar ato hetimore”.
Sipas Policisë, inspektori me të mbërritur në vendngjarje ka komunikuar me të pranishmit, ka bërë sigurimin e vendngjarjes, ka informuar sallën operative mbi ngjarjen, gjeneralitetet e të dëmtuarit, si dhe kërkesën për ndihmë mjekësore.
Pas mbërritjes së ambulancës, ka bërë shoqërimin me automjetin e policisë për në spital, ku ka qëndruar në pritje për të marrë informacion mbi ecurinë e gjendjes shëndetësore të të dëmtuarit.
Me marrjen e njoftimit nga mjekët, ka bërë njoftimin për grupin hetimor, që i dëmtuari ka ndërruar jetë.
Në respekt të pavarësisë së organeve të drejtësisë, nuk komentojmë arsyet apo shkaqet e këtyre gjykimeve të Prokurorisë, ashtu siç nuk komentuam edhe ngritjen e akuzës për “vrasje nga pakujdesia”, pa pritur aktin e ekspertizës mjeko-ligjore dhe duke hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Policia e Shtetit për “vrasje me dashje”, thuhet në reagim.
Gjithashtu, në lidhje me hetimin e kësaj ngjarjeje, Policia ka dërguar në Prokurori të gjitha materialet e nevojshme hetimore që kryhen në vendngjarje dhe gjatë hetimit paraprak, materiale procedurale të cilat janë dorëzuar në Prokurori me numër protokolli, çka hedh poshtë akuzën e Prokurorisë për mangësi në aktet e referuara nga Policia.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rrjepaj në Komision: S’jam në dijeni të memos së Manastirliut, nuk e di nëse i është kthyer përgjigje
-
Vijon gjyqi për dosjen ‘Babale’, Salianji shkon në gjykatë me deputetët demokratë
-
Ukraina, tregu në lulëzim për armët e Ballkanit
-
Përafrimi me politikën e jashtme të BE-së në Ballkanin Perëndimor: Serbia në 47%, vendet e tjera 100%
Lajmet kryesore
-
Dejona Mihali intervistohet nga Specialja, në lidhje me rastin e Nagip Krasniqit
-
Rrjepaj në Komision: S’jam në dijeni të memos së Manastirliut, nuk e di nëse i është kthyer përgjigje
-
Rusia e kishte parashikuar inkursionin e Kurskut muaj më parë, tregojnë dokumentet
-
Intervistimi i Mihalit nga Specialja – Haradinaj: Rrethi i Mafisë Energjetike po ngushtohet