Shqipëria

Zbardhet agjenda zyrtare e samitit BE-Ballkani Perëndimor


Mbrëmjen e 28 shkurtit është zbardhur agjenda zyrtare e Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Në orën 9:30 pritet mbërritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve, për të vijuar më pas në orën 09:45 me fjalën hapëse të kryeministrit Edi Rama dhe Varhelyit.

Në orën 10:45 do të bëhet foto familjare, ndërsa në orën 12:00 pritet nënshkrimi i marrëveshjes.

Kjo, për të vijuar më pas në orën 12:30 me konferencën për shtyp.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore