Sport

Zaniolo i lumtur qe po e kërkojnë Juventus-i dhe Milan-i


Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, pranon se është “e këndshme” të lidhet me gjigantët e Serie A, AC Milan dhe Juventus.

Zaniolo, 22 vjeç, ndihmoi Romën të fitonte finalen e parë të Conference League muajin e kaluar dhe paraqitjet e tij për skuadrën e Jose Mourinhos kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Megjithatë, italiani, i cili ka dy vjet kontratë në Stadio Olimpico, thotë se interesi thjesht i jep motivim për t’u përmirësuar.

“Është kënaqësi të jesh subjekt i interesit nga klubet e mëdha pasi, nëse ata mendojnë për ty, do të thotë se je mirë”, tha Zaniolo për Sportweek.

“Unë stërvitem me më shumë motivim, pasi dua të dëshmoj se është e drejtë që jam lidhur me këto klube të mëdha”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore