Zabaleta: Kvara? Asani dhe Ramadani do ndihmojnë Hysajn

SHFLETO

Pablo Zabaleta

 

Romario Ismailaj
10.09.2024 20:27
Loading Icons...

Pablo Zabaleta, zëvendëstrajneri i Shqipërisë, ka folur para ndeshjes së kuqezinjëve me Gjeorgjinë duke skanuar kundërshtarin dhe duke dhënë një koment të shkurtër rreth 11-shes titullare.

“Vendosëm të bënim vetëm një ndryshim, Hoxhën për Laçin, vetëm sepse Gjeorgjia luan me 5 mbrapa, në mbrojtje janë shumë të fortë dhe solidë. Hoxha mund të na ofrojë pak më shumë hapësirë, që të shkojë një kundër një, që të krijojë situata të tilla dhe t’i japë Bajramit hapësirë brenda për të luajtur mes linjave. Ndaj ky ishte ndryshimi i vetëm për këtë ndeshje”, tha Zabaleta.

“Kvara është lojtari kryesor për Gjeorgjinë, e dimë sa i mirë është. Me top është shumë i shpejtë, teknikisht është fantastik, ai mund të rrotullohet drejt sulmit menjëherë. Por është direkt, kur ka topin vrapon para, është i shpejtë”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm se janë të rrezikshëm në kundërsulm, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatat me Ramadanin, Hysajn por edhe Asanin në atë krah. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se ku jemi dhe të mos e lejojmë të rrotullohet se është lojtar shumë i mire”.

“Nga ajo që presim, ndoshta është një ndeshje ndryshe. Ata mbrohen poshtë, nuk bëjnë presing lart, mendoj se këtë herë do të jetë e vështirë të luajmë topin e gjatë se mbrojnë me 3 qendra dhe 3 mesfushorë, nuk ka shumë hapësira në qendër”.

“Mendoj se duhet të lëvizim topin nga krahët, që të krijojmë situata një kundër një me Asanin e Hoxhën, apo kombinime Manaj-Bajrami. Me Ukrainën ishte përballë një skuadër që bënte presing të lartë. Ne presim ndeshje të ndryshme nga ajo me Ukrainën”, tha Zabaleta për “SuperSport” para sfidës së sotme.