Zgjedhjet në Shqipëri

Yuri Kim mbështet kërkesën e kryeprokurit Çela: Askush nuk është mbi ligjin


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, pasditen e 29 prillit, ka mbështetur kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, për intensifikimin dhe ndjekjen penale të krimeve elektorale.

“Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve të Shqipërisë të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve elektorale”.

Nëpërmjet një shkrimi në median socaile Tëitter, ajo përshëndet vendimin e Çelës.

“Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet”.

Në përfudnimin të postimit Kim thekson faktin se “askush nuk është mbi ligjin”.

Kujtojmë se Çela, u ka dërguar një shkresë organeve kompetente për marrjen e masave administrative dhe proceduriale për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Përkatësisht shkresa u ka shkuar të gjitha prokurorive përkatëse të rrethit Gjyqësor, prokurorive të Apeleve dhe drejtorive dhe sektorëve përkatës për këtë çështje.

“Për intensifikimin e masave administrative dhe procedurale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve”, shkruhej në kërkesë.

Çela ka kërkuar një hetim të plotë të krimeve zgjedhore. Si dhe shqyrtimin e të gjitha ankesave të ardhura nga partitë politike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore