Platforma e shpërndarjes së videove, YouTube. ka fshirë kanalet në gjuhën gjermane të transmetuesit “RT” të mbështetur nga shteti rus, duke thënë se ata kishin shkelur politikën e saj ndaj dezinformimit të COVID-it.
“YouTube-i ka pasur gjithmonë udhëzime të qarta të komunitetit që përshkruajnë atë që lejohet në platformë”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.
Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se fillimisht, kanalit gjerman “RT” iu dha një paralajmërim për ngarkimin e përmbajtjes që shkelte politikën e dezinformimit të COVID-it, duke rezultuar në një pezullim të të drejtave të postimit në platformë për një javë.
Gjatë këtij pezullimi njëjavor, transmetuesi rus u përpoq të përdorte një kanal tjetër për të anashkaluar ndalimin e ngarkimit.
“Si rezultat, të dy kanalet u ndërprenë për thyerjen e Kushteve të Shërbimit të YouTube-it”, ka sqaruar zëdhënësi.
Lidhur me të gjitha videot e ngarkuara në YouTube, referuar kushteve ato duhet të jenë në përputhje me udhëzimet e platformës që përcaktojnë llojin e përmbajtjes që lejohet të jetë në të.
Sipas “The Guardian”, lëvizja vjen pas ndalimeve ose pezullimeve të ngjashme nga YouTube-i të mediave të tjera të lajmeve mbi dezinformimin e COVID-it.
Jo më larg se në gusht të këtij viti, “Sky News Australia” u ndalua të ngarkonte në YouTube për shtatë ditë video që mohonin ekzistencën e virusit dhe inkurajonin njerëzit të përdorin hidroksilklorinë ose ivermektinë si trajtime.
Ndërkohë, të tjerë që janë përballur me pezullime për përmbajtjen COVID, përfshijnë radion britanike “oneTalk”, e cila u pezullua për disa orë në janar të këtij viti.
Gjithashtu edhe “One America News Network” që u pezullua nga postimi i videove të reja për një javë në nëntor 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës