Gjykata Speciale

Yogung në Speciale: Reçaku ka qenë pikë kthese që mos të përsëritet Bosnja dhe Hercegovina


Po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale, ish-oficeri britanik Doug Yogung, i cili ka theksuar se masakra e Reçakut ishte kthesa më e madhe që Kosova të mos bëhet një Bosnje dhe Hercegovinë e re.

“Reçaku ka qenë pikë kthese në vendosmërinë e ndërkombëtareve që Kosova të mos bëhet një Bosnjë tjetër”, tha ai.

Ai theksoi se Ministria e Ponëve të Brendshme e Serbisë, kishte ende automjete të blinduara dhe kamionë për transportimin e armëve dhe mjeteve të tjera.

Yogung tani po merret në pyetje nga avokati Ben Emmerson i cili mbron ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Ish-oficeri britanik ka treguar se ishte takuar me ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se ishte një karakter i fuqishëm dhe karizmatik.

“Jam takuar Ramush Haradinajn në zonën e Dukagjinit, por nuk e kam njohur atëherë. Haradinaj kishte marrëdhënie të mira me OSBE-në dhe kolegun tim që ishte një ish-ushtarak”.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Yogung ka potencuar se e kishte vënë re mobilizimin e shpejtë të ushtarëve të UÇK-së në Prizren.

“E kam vënë re aftësinë në fshatin Randobravë të Prizrenit, për tu mobilizuar shumë shpejtë, djem të rinj të përgatitur për mbrojtur vendin e vet. Ata nuk ishin të gatshëm për tu bërë pjesë e luftës”.

Yogung i ka përshkruar ushtarët e UÇK-së si persona me karakter të lartë kombëtar dhe ndjesi patriotike.

“Marrëdhëniet e mia të zgjeruara me shqiptarët dhe veteranët pas luftës, ishte pjesërisht për shkak të karakterit kombëtar. Kishin karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi patriotike”, tha ai.

Ai është pyetur nga avokatët edhe për pikat e kontrollit të UÇK-së gjatë luftës.

“Unë vetëm jam ndaluar në dy vende, nuk kam qenë në dijeni edhe të vendeve të tjera”, shtoi ai.

Ndryshe, Doug Young është dëshmitar i tretë ndërkombëtar i ZPS-së, pas këshilltarit dhe raportuesit të Humans Right Watch, Frederick Abrahams dhe oficerit britanik të inteligjencës Frank Ledwidge.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nisi më 3 prill të këtij viti, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.

Dhomat e Specializuara kanë shpalosur aktakuzën kundër katër ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e që nga Zyra e Prokurorit të Specializuar u barazvlerësua me një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore