Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 111:74 në xhiron e 12-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Kampionët e Kosovës e filluan shumë mirë, duke dominuar nga fillimi i ndeshjes. Ata ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë që e fituan 33:17.
Therandasit vazhduan me lojë të mirë, për të kontrolluar në tërësi ndeshjen dhe duke thelluar epërsinë në 27 pikë, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 61:36.
Vendasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, për të thelluar epërsinë minutë pas minute, ku më e larta ishte 46 pikë, 93:47, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 93:48.
Fitorja ishte siguruar dhe dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet me Yllin që triumfoi në fund me rezultat 111:74. Ylli ka nëntë fitore dhe katër humbje, kurse Drita 12 humbje në 12 ndeshje.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 24 pikë, 15 kërcime dhe 11 asistime, Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime dhe Gëzim Morina me 14 pikë e 12 kërcime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
-
Kryediplomati grek: Greqia do të abstenojë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Izraeli, palestinezët dhe sauditët – Rreziku diplomatik i Biden për të riparuar Lindjen e Mesme
-
Pse Kurti nuk mori pjesë në tubimin e “VLEN-it” në Gjermani?