Përballje

Ylli një hap larg titullit kampion, mposht Trepçën në ndeshjen e dytë


Skuadra e Golden Eagle Yllit është një hap larg titullit kampion të këtij edicioni në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Ylli deklasoi Trepçën më rezultat 46:60 në ndeshjen e dytë finale të këtij edicioni, duke e çuar serinë e ndeshjeve në 2:0.

Paraqitja e Trepçës ishte një nga më të dobëtat në kohët e fundit, të cilët çerekun e parë e humbën me 16 pikë epërsi, 6:22.

Edhe çereku i dytë i takoi mysafirëve nga Theranda, të cilët e fituan me shifrat 12:17, për të shkuar në pushim me epërsi prej 21 pikëve, me rezultat 18:39.

Në çerekun e tretë, u duk se mitrovicasit fillonin të këndellen, duke e fituar me rezultat 15:11, megjithatë Drilon Hajrizi e Amin Hot nuk ishin në formën më të mirë.

Edhe çerekun e tretë Trepça e fitoi me rezultat 13:10, por kjo ishte e tëra se çka bërën basketbollistët e Trepçës në këtë paraqitje të zbehtë.

Basketbollistët më të dalluar te Ylli, ishin Henrik Sirko me 13 pikë, katër kërcime e dy asistime dhe Mikaile Tmusic me 12 pikë, gjashtë kërcime e një asistim.

Ndërsa te Trepça më i miri ishte Andrew Michale Gordon, i cili mbylli ndeshjen me 15 pikë e nëntë kërcime.

Ndeshja e radhës mes tyre do të zhvillohet në Therandë dhe ekipi që shënon tri fitore do ta ngrejë lart trofeun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore