Përballje

Ylli mposhtet nga Galil Elyon në ndeshjen e parë të Fiba Europe Cup


Ndeshja e parë e Grupit A në Fiba Europe Cup mes Golden Eagle Yllit dhe Galil Elyon përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 76:93.

Elyon ishin kryesisht dominant, ku arritën epërsi të lartë nga fillimi i ndeshjes.

Dueli i parë u luajt në palestrën e Yllit, të cilët nuk arritën t’i ndalin trepikëshat e Booker.

Më të mirët në anën e Yllit ishin Valon Bunjaku me 13 pikë me efikasitet të lartë dhe Rashun Davis me 18 pikë.

Ndërsa në anën tjetër, më të mirët ishin Hudson me 20 pikë dhe Booker me 18 pikë e tetë asistime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore