Shëndet

Ylli i “Mission: Impossible”, Emmanuelle Beart zbulon se ishte viktimë e incestit


Ylli i “Mission: Impossible”, aktorja franceze, Emmanuelle Beart së fundmi ka zbuluar se gjatë fëmijërisë së saj, kishte kaluar vite të tëra duke qenë e abuzuar seksualisht nga një i afërm familjar.

Aktorja, aktualisht 60 vjeçe, do të detajojë pretendimin e incestit shokues në dokumentarin e ri, “Such a Reounding Silence”, i cili do të transmetohet në Francë, më vonë këtë muaj, shkruan The Guardian, transmeton AlbanianPost.

Regjisorja Anastasia Mikova doli në një konferencë shtypi për filmin e ardhshëm, duke thënë se dokumentari nuk do të identifikojë publikisht abuzuesin e aktores.

Megjithatë, u konfirmua se autori i dyshuar nuk ishte babai i famshëm i Beart, këngëtari, Guy Beart.

Guy dhe Emmanuelle Beart.

Abuzimi i Beart-it dyshohet se filloi kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe dhe vazhdoi deri në moshën 14-vjeçe.

Aktorja gjithashtu u shfaq në konferencë përmes video-lidhjes dhe pranoi se fillimisht nuk ishte rehat duke diskutuar përvojat e saj të tmerrshme.

Ajo donte të fliste vetëm për viktimat e tjera të incestit dhe të ndriçonte betejat e tyre, si dhe të shërbejë si një frymëzim që historisë e tilla të mos mbahen brenda vetes, por të shpalosen – abuzuesit të dënohen.

Emmanuelle Beart kur ishte në moshë të re.

“Por ndershmëria dhe guximi i tyre më bënë të dëshiroj të flas gjithashtu”, tha ajo në konferencë, pos tjerash.

Në dokumentar, Beart flet për dhunuesin e saj, derisa thekson, se askush nga familja e saj nuk e kishte vënë re që një krim i tillë po ndodhte për një periudhë katër vjeçare.

“Meqenëse babai im, nëna ime dhe miqtë e mi nuk vunë re asgjë, ti mund ta bësh këtë përsëri, dhe e ke bërë, mbi katër vjet”, tha ajo, duke iu drejtuar abuzuesit, identiteti i të cilit mbeti sekret për publikun.

Ajo shtoi se gjyshja e saj “e shpëtoi” nga dhimbja.

“Such a Sounding Silence” do të përfshijë gjithashtu historitë e katër viktimave të tjera të incestit, derisa i njëjti do të transmetohet në kanalin M6 të Francës më 24 shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore