Ndeshja mes Galil Elyon dhe Golden Eagle Ylli-t në Fiba Europe Cup përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 85:73.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, ku Ylli kishin një epërsi prej një pike në pjesën e parë.
Më pas, në dy çerekët e tjerë, Elyon morën një epërsi, të cilën Ylli nuk arritën të ngushtojnë epërsinë në asnjë moment.
Lojtari më i mirë i ndeshjes, ishte Bashir Ahmed i Golden Eagle Yllit, i cili shënoi 20 pikë dhe regjistroi shtatë kërcime.
Në ndihmë për të, ishte edhe Harris me 12 pikë e 6 kërcime.
Në anën e Galil Elyon, më të dalluarit ishin Huber dhe Levi me nga 17 pikë secili.
Momentalisht, Ylli radhiten në pozitën e tretë me pesë pikë, ndërsa Galil Elyon janë në vendin e parë me shtatë pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
A do jap Taravari dorëheqje ashtu siç premtoi para zgjedhjeve?