Yamal bëhet golashënuesi më i ri në historinë e La Ligës

Klevis Hoxhaj
09.10.2023 12:51
Loading Icons...

Lamine Yamal u bë golashënuesi më i ri në historinë e La Ligës pasi shënoi për Barcelonën kundër Granadës të dielën në moshën 16 vjeç e 87 ditë.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Fabrice Olinga që nga viti 2012 pas golit të tij për Malagën kundër Celta Vigos në moshën 16 vjeç e 98 ditë.

Yamal shënoi me portën e boshatisur pasi mori një top të lëshuar nga Joao Felix në shtyllën e pasme në kohën e ndalimit të pjesës së parë në Estadio Los Carmenes.

Goli përgjysmoi deficitin për Barcelonën pasi skuadra e Xavi-t arriti të barazojë 2-2 nga disavantazhi i dy golave.

Të fundit

Aktuale