Sport

Xhudisti Akil Gjakova akuzohet për dhunë në familje


Akil Gjakova

Xhudisti dhe sportisti që i ka sjellë disa medalje Kosovës, Akil Gjakova është akuzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.

Gjakova dhe bashkëshortja e tij janë në proces divorci, me ndarjen e kërkuar nga vetë xhudisti kampion.

Megjithatë, gjatë gjyqit të ndarjes, bashkëshortja e Gjakovës ka pohuar se nga ana e xhudistit ka pasur episode dhune ndaj saj, të cilat ajo i ka të dokumentuara.

Ngjarja e episodit të dhunës, i pretenduar nga bashkëshortja e Akilit, ka mbërritur në prokurori, por prokurorja Lumturie Hoxha nuk e ka hapur si rast, raporton “Insajderi”.

Siç thekson media e sipërpërmendur, një tjetër ngjarje ka përfshirë çiftin të shtunën në mëngjes. Bashkëshortja e Akilit, së bashku me fëmijen e tyre, ka tentuar të hyjnë në banesë, por janë ndaluar nga sportisti.

Pas ngjarjes, gruaja ka telefonuar policinë, e cila ende nuk është shprehur zyrtarisht në lidhje me ngjarjen.

Në një prononcim për mediat, Gezim Baloku, avokati i Gjakovës, ka thënë se “Akili nuk ka banesë, është shtëpia e babait të Akilit. Kjo nuk del prej shtëpisë së vjehrrit, ia uzurpur shtëpinë njerëzve. Ajo është duke i ba zullum”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore