Xhemajl Rexha në krye të AGK-së

SHFLETO

Xhemajl Rexha

 

Xhezair Dashi
19.07.2021 17:08
Loading Icons...

Në zgjedhjet e mbajtura në Kuvendin Zgjedhor të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për Kryetar dhe Anëtarë të Bordit, Xhemajl Rexha është zgjedhur në krye të saj.

Xhemajl Rexha mori 171 vota, kurse kandidati tjetër Arton Mulliqi 146.

Anëtarë të regjistruar me drejtë vote në zgjedhjet e AGK-së kanë qenë afro 500, ndërsa kanë votuar rreth 320 votues, me tre fletëvotime të shpallura të pavlefshme.

Në krye të AGK-së, deri para këtyre zgjedhjeve, ishte Gentiana Begolli-Pustina, e cila ishte zgjedhur në gusht të vitit 2018.

Mandati i kryetarit dhe bordit të AGK-së është trevjeçar.

“Teksa, për anëtarë të rinj të Bordit të AGK-së do të njoftoheni me kohë, pasi të numërohen të gjitha fletëvotimet marrë parasysh numrin e madh të kandidatëve për anëtarë të bordit, si dhe numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje”, thuhet në njoftimin për media të AGK-së.