Xhaka kritikon Leverkusen-in para duelit me Bayern-in: Pësojmë shumë gola

Granit Xhaka ka disa fjalë para përballjes me Bayern Munich në fundjavë
SHFLETO

Granit Xhaka

 

Romario Ismailaj
27.09.2024 13:50
Loading Icons...

Përpara përballjes së të shtunës me Bayern Munich-un, Granit Xhaka ka shprehur me fjalë disa nga vështirësitë që ka përjetuar Bayer Leverkusen-i këtë sezon.

Pas fitores 4-3 të Bayer Leverkusen ndaj VfL Wolfsburg javën e kaluar, Xhaka ishte shumë autokritik, duke thënë se kampionët nuk mund të ishin të kënaqur me paraqitjen e tyre.

Përpara ndeshjes së të shtunës me Bayern-in, drejtuesi i mesfushës shtjelloi kritikat e tij në një intervistë me “Sky Germany”.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne morëm tre pikët, por ka gjëra të rëndësishme që duhet të adresohen qartë dhe që nuk janë mjaftueshëm të mira për momentin”, tha Xhaka.

“Ne pranojmë shumë gola. Nëse shikoni sa gola pësuam në të gjithë sezonin e kaluar dhe e krahasoni atë me këtë sezon, do të shihni se tashmë kemi pranuar gjysmën e golave ​​të sezonit të kaluar. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi në atë fushë dhe shpresojmë se do ta bëjmë atë së shpejti”, vijoi ai.

Leverkusen doli mirë kundër Bayern-it sezonin e kaluar, duke marrë katër pikë nga dy takime. Por me “Aspirinat” tani kampionët në fuqi, mund të argumentohet se presioni tani është më i madh.

“Presioni nuk është domosdoshmërisht më i madh, por i ndryshëm. Kur bëheni kampionë dhe fitues të kupave, presioni nga ana jonë duhet të jetë pak më i lartë, por kam ndjenjën se ne mund ta përballojmë presionin shumë mirë dhe kemi përvojë për ta bërë këtë”, tha Xhaka.

“Lojtarët e rinj po bëjnë gjithashtu shumë mirë. Të luash me Bayern në Mynih është gjithmonë e veçantë dhe ne po e presim me padurim”, përfundoi Graniti.

Bayern-i do të presë Lverkusen-in në “Allianz Arena” të shtunën, duke filluar nga ora 18:30. Bavarezët aktualisht mbajnë kreun e renditjes me 12 pikë, ndërsa pas tyre vijnë “Aspirinat” me 9 pikë.