Shqipëria

Xhaçka: Shqipëria ka bërë gjithçka i është kërkuar, radhën e ka BE-ja


Ministrja për Evropën dhe Punën e Jashtme, Olta Xhacka, ka deklaruar në seancën e plenare të 22 shkurtit, se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet që i ishin vënë dhe sot meriton një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Evropian (BE).

“Shqipëria ka bërë gjithçka i është kërkuar, radhën e ka BE-ja”, është shprehur ministrja.

Sipas saj, është bërë një punë “vërtet e madhe” për të plotësuar të 15 pikat që janë kërkuar nga BE-ja, një punë që ka kërkuar angazhimin dhe përpjekjen e shumë sektorëve të shoqërisë dhe të qeverisjes.

“Procesi i integrimit pavarësisht vështirësive dhe pengesave, ka fituar një momentum, një përshpejtim të ndjeshëm që e ka sjellë Shqipërinë, shumë pranë fillimit të negociatave konkrete të anëtarësimit, kapitull më kapitull”, shprehet ajo.

Gjithashtu, Xhaçka shprehet se ka dhe një moment të fundit që duhet kapërcyer me sukses në këtë rrugë drejt Konferencës dhe këto janë zgjedhjet e 25 prillit.

“Më vjen mirë, që kemi ndoshta raportin më të mirë, që është hartuar ndonjëherë nga OSBE/ODIHR për një palë zgjedhje në Shqipëri”, ka deklaruar ministrja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore