Sport

Xavi magjepset nga talenti 15-vjeçar, e fton në ekipin e parë (VIDEO)


Lamine Yamal është talenti i radhës që po del nga La Masia. 15-vjeçari shihet një nga talentët më të mëdhenj në botën e futbollit.

Gjatë ditës së diele, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte duke e  vëzhguar ekipin e të rinjve, teksa ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e futbollistit 15-vjeçar.

Në këtë mënyrë, Xavi së bashku me stafin e tij kanë vendosur për ta ftuar të stërvitet me ekipin e parë Yamal-in.

Talenti i katalunasve do të ketë fatin të stërvitet me yjet e mëdha të futbollit si Lewandowski, Raphinha Depay apo Dembele të cilët ndoshta shumë shpejt do ta kenë atë rival për një vend në ekip.

Yamal luan me kundërshtarë të cilët janë tre vjet më të mëdhenj se ai dhe po shkëlqen në kampionatet për U19.

Shumëkush e krahason me Ansu Fati-n, por trajneri spanjoll është i bindur se ai mund të djegë edhe më shpejt etapat, siç bëri dikur Lionel Messi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore