Sport

Xavi flet për transferimet: Prioritet do të jetë boshllëku i krijuar nga Busquets, Kimmich është spektakolar


Xavi Hernandez ka zbuluar se prioriteti numër një i klubit në këtë verë nuk është në fakt mbrojtja e djathtë, ku shumë mendonin se kishin më shumë nevojë të forcoheshin.

Sipas Xavi-t, nevoja më urgjente e Barcelonës është në mesfushë, më konkretisht të plotësohet boshllëku i lënë nga Sergio Busquets.

Xavi është pyetur aq shumë dhe nuk ka menduar për përgjigjen e tij, duke përmendur largimin e kapitenit Sergio Busquets si faktorin numër një.

“Nuk është prioriteti numër një krahu i djathtë. Busquets po largohet dhe na duhet një mesfushor i nivelit të lartë që luan në atë pozicion”, ka thënë Xavi.

“Një futbollist i rëndësishëm, diferencial po largohet nga ne. Dhe ne duhet ta zëvendësojmë atë. Sa më shumë të forcohemi, do të jemi më konkurrues”, shtoi trajneri katalanas.

Pra, Busquets e ka konfirmuar largimin e tij pas 15 viteve te Barça dhe Xavi duket “i shqetësuar” për lojtarin që do ta zëvendësojë atë.

Me Frenkie de Jong që konfirmon atë që shumë ndien në Barcelonë gjithsesi, se ai nuk është pasardhësi i Busquets.

Mediat në Spanjë dhe në Gjermani shkruajnë se Joshua Kimmich i Bayern Munich-ut mund të jetë përforcimi i Barcelonës.

Xavi u pyet edhe për këtë, derisa kishte fjalë të mëdha për mesfushorin gjerman, por nuk komentoi asgjë më shumë.

“Kimmich është spektakolar për mendimin tim, një nga më të mirët në pozicionin e tij”, tha Xhavi për Kimmich.

Mesfushori i Real Sociedad-t, Martin Zubimendi, gjithashtu është një emër që e lidh me Barcelonën, por Xavi nuk foli rreth tij, pasi që tha se kishte marrë kritika nga drejtori sportiv i Sociedad-it, Robert Fernandez.

“Drejtori Sportiv i Real Sociedad-it ishte i zemëruar sepse fola për Zubimendi-n, por jeni ju që më pyesni për të. Nuk dua të destabilizoj asnjë ekip tjetër”, deklaroi Xavi.

Zubimendi është një nga futbollistët që ndiqet prej kohësh nga katalanasit, por Sociedad thuhet se nuk do ta lirojë futbollistin pa të paktën 70 milionë euro.

Mbetet të shihet se cili futbollist do të mbërrijë në Barcelonë në verën e ardhshme për të luajtur në vend të Busquets-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore