Sport

Xavi flet për El Clasico-n: Real Madrid-i është favorit


Barcelona do të përballet me Real Madrid-in të enjten në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Para kësaj ndeshje, ka folur në konferencën për media trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka thënë se ekipi i tij nuk është favorit për të triumfuar në këtë ndeshje.

“Reali fituan titujt e fundit, ndërsa ne jemi në proces të nërtimit të skuadrës. I mposhtëm me futboll të jashtëzakonshëm në vitin e kaluar, por mos harroni është një Real që e deklasoi Liverpool-in në stadiumin e tyre”, tha fillimisht trajneri i katalanasve.

“Duhet të jemi të sinqertë, i shoh qartë si favoritë në këtë ndeshje. Po flasim për kampionët aktualë të La Liga-s dhe Evropës”, deklaroi ai.

Megjithatë, Xavi tha se ai dhe ekipi i tij nuk do të dorëzohen në këtë ndeshje dhe do të mundohen ta fitojnë.

“Frika na jep gjëra negative, duhet të mendojmë pozitivisht. Kemi konkurruar mirë deri më tani. Do të garojmë ballë për ballë. Ne do të tregojmë modelin dhe personalitetin tonë të futbollit”, vazhdoi Xavi.

“Jemi duke vazhduar në një formë të mirë. Nga brenda analizojmë arsyet e humbjes, kur humbasim dhe kjo është një çështje futbolli”.

“Çdo lojë është historia e saj. Jemi në një situatë ideale dhe të privilegjuar për të fituar tituj. Në La Liga kemi një avantazh prej shtatë pikësh. Mund të shkojë keq, por ne po punojmë”, tha mes tjerash Xavi.

Kujtojmë që Barcelona do të paraqitet në këtë ndeshje pa tre futbollistë të rëndësishëm: Robert Lewandowski-n, Ousmane Dembele-n dhe Gavi-n, ndërsa në dyshim do të jeën Pedri dhe Ansu Fati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore