Sport

Xavi bëhet trajneri i pestë që e fiton La Liga-n me Barcelonën si trajner dhe futbollist


Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka hyrë në mesin e legjendave të Barcelonës, që kanë arritur të shpallen kampionë si lojtarë dhe si trajnerë.

Xavi është bërë vetëm trajneri i pestë që e arrin këtë sukses, derisa për të është sezoni i parë në krye të klubit katalanas.

Trajnerët që e kanë arritur këtë sukses sikurse Xavi janë: Josep Samitier (një si lojtar dhe një si trajner), Johan Cruyff (një lojtar dhe katër tituj si trajner), Pep Guardiola (gjashtë tituj si lojtar dhe tre si trajner) dhe Luis Enrique (që ka fituar nga dy tituj edhe si lojtar edhe si trajner).

Ndërkohë, Xavi i ka fituar tetë tituj në La Liga gjatë kohës sa ishte futbollist i Barcelonës për 16 sezone.

Kujtojmë që Barcelona e siguroi titullin mbrëmjen e kaluar, pasi mposhti Espanyol-in në udhëtim me rezultat 2:4.

Ky sukses i tyre erdhi tre xhiro para se të mbyllet kampionati, derisa blaugranat e festuan titullin e 27-të në historinë e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore