Aplikacione

X me funksione të reja


Rrjeti social X ka filluar të integrojë një funksion për thirrjet audio dhe video.

Ky informacion nuk është risi pasi drejtoresha Linda Yaccarino në gusht konfirmoi se do të shtonin opsionin e video-thirrjeve. Ky hap tregon që X po përpjeket të bëhet një “aplikacion për të gjithë,” në përputhje me vizionin e pronarit, Elon Musk.

Pas kyçjes në X, shumë përdorues janë informuar me një mesazh që thotë: “Audio dhe Video Calls janë këtu!”.

Përdoruesit kanë mundësinë të fikin këto funksione nëse nuk dëshirojnë t’i kenë në dispozicion thirrjet audio dhe video.

Twitter: Is Elon Musk the biggest obstacle for advertising on X? | Analysis  | Campaign Asia

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore