Aplikacione

Wordle, fjala më e kërkuar në Google për vitin 2022


Amerikanët kanë gjurmuar për përkufizime të reja fjalësh në Google këtë vit.

Vetë fjala Wordle ka zënë vendin e parë si termi më i kërkuar i Google-it në botë dhe në SHBA në vitin 2022.

Kërkimet u zbuluan nga gjigandi i teknologjisë në raportin vjetor “Year in Search”.

E nxjerrë nga inxhinieri amerikan Josh Wardle në vitin 2021, thjeshtësia e lojës së përditshme të fjalëve ka gjetur tërheqje masive nga përdoruesit.

Atyre u jepen maksimumi gjashtë përpjekje për të marrë me mend fjalën e ditës. Është gjithmonë një fjalë me pesë shkronja dhe fjala është e njëjtë për të gjithë.

Wordle u bë aq popullor saqë kërkimet në Google nga lojtarë të dëshpëruar që kërkonin përgjigje ndikuan në tendencat e tjera kryesore të kërkimit të Google.

Këtë vit, shtatë nga dhjetë përkufizimet më të kërkuara të fjalëve ishin përgjigjet e Wordle.

Po ashtu edhe ngjarjet e mëdha kanë pasur një ndikim në kërkimet në internet.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II në shtator u rendit në pesëshen e parë për interesin e përgjithshëm global të kërkimit.

Kurse Ukraina ishte termi i tretë më i kërkuar.

Sa i përket të famshmëve, Johnny Depp kryesoi listën e aktorëve me interes të kërkimit, pas rastit të tij për shpifje kundër Amber Heard gjatë verës.

Depp u pasua nga Will Smith, i cili bëri bujë pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock drejtpërdrejt në skenë përpara miliona njerëzve të sintonizuar në Çmimet e Akademisë.

Edhe ikona e tenisit Serena Williams u shfaq si atletja numër dy më e kërkuar në SHBA, e hedhur në qendër të vëmendjes nga njoftimi i daljes në pension dhe stuhia mediatike pas momenteve të fundit të saj në US Open.

Po ashtu raporti i Google-it ka vënë në dukje mënyrat interesante në të cilat përdoruesit kërkonin informacion, si shkrepja e një fotoje ose të folurit në telefon.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore