Teknologji

Windows 10 21H1 vjen së shpejti me tipare të reja


Microsoft njoftoi zyrtarisht se kanë përpunuar versionin Windows 10 21H1 dhe do të fillojë të shpërndahet për konsumatorët në fillim të këtij viti.

Windows 10 21H1 gjithashtu vjen me një seri përmirësimesh të përgjithshme dhe me “bug fixes” rregullime të defekteve në kod.

Microsoft thotë se ky “update” vjen me përmirësime të cilat do të përmirësojnë përvojën e përdoruesit. Ky versionin bazohet në thelb në versionin 2004 dhe versionin 20H2.

Mënyra më e thjesht dhe e sigurt për të shkarkuar dhe instaluar këtë “update” është nëse je pjesëmarrës në “Windows Insider Program”, kështu mund të shkarkoni dhe instaloni versionin 21H1

1.Hapni menynë Start ose Windows Search

2.Settings.

3.Update & Security > Windows Insider Program ose thjesht kërko ‘Windows Insider program settings’.

4.Klikoni Get Started on Windows Insider.

5.Lidheni me llogarinë tuaj të Microsoft.

6.Duke zgjedhur ‘Just fixes, apps, and drivers’ ky është i njohur edhe si ‘Release Preview’.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore