Film

Will Smith i kërkon falje Chris Rock në videon e re


Will Smith duke goditur Chris Rock në Oscars 2022.

Will Smith i ka kërkuar falje Chris Rock për shuplakën e famshme në Oscars në fillim të këtij viti, duke e trajtuar incidentin në një video të re të postuar në mediat sociale.

“Ka kaluar një minutë”, këto janë fjalët hapëse të videos nga Smith, duke shënuar kështu herën e parë që aktori ka folur për incidentin e mbi-diskutuar të goditjes në Oscars që nga ndarja e kërkimfaljes së tij fillestare në mars të këtij viti.

“Gjatë muajve të fundit, unë kam menduar shumë dhe kam punuar shumë.. Ju bëtë shumë pyetje të drejta për të cilat doja të kisha pak kohë që t’ju përgjigjesha”.

Së pari, Smith shpjegoi pse ai nuk e përmendi Rokun në mënyrë specifike në fjalimin e tij për pranimin e aktorit më të mirë.

Will Smith duke goditur Chris Rock në Oscars 2022.

“Um, u mjegullova në atë moment”, tha ai. “Është e gjitha e paqartë. Unë kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë, ai do ta bëj. Kështu që unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që jeni gati për të folur”.

Smith gjithashtu i kërkoi falje nënës dhe familjes së Rock-ut, duke thënë se ai nuk e kuptoi “sa njerëz u lënduan” deri në atë moment.

Duke folur më në përgjithësi për atë që ka arritur të kuptojë gjatë muajve të fundit, Smith – i cili u ndalua të marrë pjesë në ngjarjet e ardhshme të Akademisë për një dekadë – tha se “asnjë pjesë” e tij nuk mendon se ai e trajtoi incidentin në mënyrën e duhur.

“Nuk ka asnjë pjesë timen që mendon se ishte mënyra e duhur për t’u sjellë në atë moment”, tha mes tjerash ai. “Nuk ka asnjë pjesë timen që mendon se kjo është mënyra optimale për të trajtuar një ndjenjë mosrespektimi ose fyerje”.

Videoja e së premtes mbyllet me një mesazh të gjatë nga Smith për ata që mund të jenë prekur apo zhgënjyer nga shuplaka e famshme.

Një zhgënjim i tillë, shpjegoi ai, është “trauma qendrore”- që i ka shkaktuar dhimbje psikologjike dhe emocionale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore