Lajme

Will Smith godet Chris Rock në skenën e Oscars


Ky vit në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve Oscar do të mbahet mend edhe për një ngjarje tjetër.

Në fillim gjithçka u duk si një shaka apo një lloj organizimi. Chris Rock po prezantonte një kategori dhe bëri një shaka me Jada Pinkett Smith, gruan e Will.

“Jada, të dua, GI Jane 2, mezi pres ta shoh”.

Nga pamja në fytyrë, ajo nuk e vlerësoi shakanë për pamjen e saj.

Will Smith dukej se qeshte në fillim, por më pas u ngrit me shpejtësi nga vendi dhe goditi Rockun në fytyrë.

Në këtë pikë, të gjithë ende mendonin se ishte një lloj shaka, por tani dyshimi kishte filluar të zvarritej.

“Uau, Will Smith sapo më goditi një shuplakë”, tha Rock.

Smith u ngjit në skenë dhe u shfaq duke goditur Rock-un, duke i thënë që “mbaje emrin e gruas sime nga goja jote”.

Ai më vonë kërkoi falje në një fjalim pas marrjes së çmimit aktori më i mirë.

“Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua t’u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar”,  tha Smith pasi fitoi Oscarin e parë në karrierën e tij për rolin e babait të legjendave të tenisit Venus dhe Serena Williams në King Richard.

Nga ana tjetër, akademia shkroi në Twitter se “nuk e pranon dhunën e asnjë forme”.

Pinkett Smith ka folur më parë për gjendjen e rënies së flokëve alopecia.

Rock dukej i tronditur menjëherë pas incidentit, duke i thënë audiencës se “ajo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit”.

Më pas ai dorëzoi çmimin për dokumentarin më të mirë, që ishte arsyeja që ai u ngjit në skenë.

Chris Rock bëri një shaka për kokën e rruar të Jada Pinkett Smith, e cila duket se nuk i shkonte mirë bashkëshortit të saj Will Smith.

Pinkett Smith ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë, një çrregullim autoimun që çon në rënien e flokëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore