Sport

Wilder konfirmon rikthimin në ring


Ish-kampioni i peshave të rënda në WBC, Deontay Wilder, ka konfirmuar se do të rikthehet në ring.

Që nga tetori i vitit të kaluar kur u mposht nga Tyson Fury, Wilder nuk është ndeshur më asnjëherë, derisa ai do të rikthehet me 15 tetor, ku do të ballafaqohet me finlandezin Robert Helenius.

Boksieri 36-vjeçar foli për rikthimin e tij, derisa e kishte emocionuar statuja që ishte ngritur në qytetin e tij të lindjes, Tuscaloosa.

“Ka qenë një rrugëtim i gjatë për mua dhe që sot vazhdon. Kam menduar shumë herë nëse duhet të qëndroj jashtë apo të kthehem”, tha fillimisht Wilder.

“Sapo e pashë statujën time në qytetin tim dhe pashë kaq shumë njerëz që erdhën dhe festuan me mua, kjo më bëri të ndihem sikur puna ime nuk kishte përfunduar”, ka thënë amerikani.

“Kështu që ja ku jam edhe një herë dhe mezi pres me padurim të kthehem në ring. Mezi pres të rikthehem në ‘Barclays Center’, vend ky ku kam shkaktuar nokautet më shkatërruese”, tha mes tjerash Wilder.

Gjithashtu edhe kundërshtari i Wilder-it, Robert Helenius, tha se është i gatshëm për këtë sfidë dhe mezi pres të zbresë në ring.

“Është fantastike të kthehem në ‘Barclays Center’ në një luftë edhe më të madhe se ajo e fundit. E kam pritur këtë mundësi për një kohë të gjatë dhe do të jem gati,” tha Helenius.

Do të shkoj për ta fituar rripin. Mendoj që bëhem më i miri i peshave të rënda dhe për ta bërë këtë duhet të mposhten më të mirët dhe këtë e kam ndërmend ta bëj më 15 tetor”, tha boksieri finlandez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore