Wickremesinghe është presidenti i ri i Sri Lanka-s
albanianpost
20.07.2022 12:21Ranil Wickremesinghe është zgjedhur si presidenti i ri i Sri Lanka-s të mërkurën e 20 korrikut.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Franceze “AFP”.
Wickremesinghe, gjashtë herë kryeministër, u mbështet nga partia Sri Lanka Podujana Peramuna (SLPP).
Kjo e fundit, është e lidhur me ish-presidentin në arrati Gotabaya Rajapaksa.
Ai u largua jashtë vendit dhe më pas dha dorëheqjen javën e kaluar pasi protestuesit pushtuan pallatin e tij.
Wickremesinghe pro-perëndimor ka kërkuar pozicionin kryesor prej dekadash.
Disa familje kanë luajtur prej kohësh role të mëdha politike në kombin ishullor të Oqeanit Indian.
Pikërisht, xhaxhai i Wickremesinghe-s, Junius Jayewardene, ishte një nga udhëheqësit më jetëgjatë të vendit – në pushtet për 12 vjet deri në vitin 1989.
Gotabaya emëroi Wickremesinghe, si kryeministër në muajin maj.
Kjo, pasi vëllai i madh i liderit Mahinda dha dorëheqjen përballë protestave të përhapura kundër sundimit të Rajapaksas.
Wickremesinghe kandidoi për presidencën dy herë më parë – në 1999 dhe 2005 – duke humbur të dyja zgjedhjet.
Manovra e tij politike, megjithatë, e ka bërë atë të largojë kundërshtarët për t’u ngjitur në presidencë.