Aplikacione

Whatsapp me sistem të ri sigurie


Platforma e komunikimit, Whatsapp, do të ofrojë lidhje më të sigurt me shfletuesin e internetit në kompjuterin personal përmes sistemit të ri të vërtetimit biometrik.

Sipas kompanisë, sistemi i ri ka për synim të sigurojë që nëse dikush tjetër ka qasje në telefon mos të jetë në gjendje të lidhi llogarinë e Whatsapp-it që gjendet në telefon me shfletuesin e tij të internetit.

The Verge, faqe dedikuar teknologjisë, shpjegon se për përdoruesit që kanë aktivizuar vërtetimin biometrik, do të duhet të zhbllokojnë aplikacionin para se ta lidhin me llogarinë personale.

Sistemi do të ofrojë aktivizim paraprak në çdo pajisje iPhone e cila ekzekuton iOS 14 ose përmes Touch ID dhe Face ID në çdo pajisje të tipit Android që ka të aktivizuar vërtetimin biometrik.

Sipas The Verge, aktivizimi nënkupton që përdoruesit duhet ta përdorin sistemin për të lidhur llogaritë e çaktivizuara nga vërtetimi biometrik, me të gjitha pajisjet.

Në rastet kur përdoruesit nuk disponojnë një konfigurim të vërtetimit biometrik në telefonat e tyre, do të mund të lidhin llogaritë si zakonisht.

Ky azhurnim i Whatsapp-it nuk po përdor apo mbledh skanimet e fytyrës apo shenjat e gishtave. Ngjashëm si çdo aplikacion tjetër, po përdor të njëjtat API të të dhënave biometrike për të hyrë në sistemin e sigurisë së pajisjes si një masë shtesë e vërtetimit të përdoruesit para lidhjes me llogarinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore