Aplikacione

Whatsapp-i shton thirrjet në desktop


Platforma e ndërlidhjes dhe komunikimit, Whatsapp, ka prezantuar një karakteristikë të re për thirrjet me zë dhe video në versionin desktop.

Në një postim në blog, kompania ka deklaruar se përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin ekranet e desktop-it për të realizuar thirrjet e tyre.

Vizualisht, veçoria e re do të jetë e disponueshme në të dyja formatet, për së gjeri (landscape) dhe për së gjati (portrait).

Thirrjet në desktop do të shërbejnë si një ndihmesë për miliona mjerëz, të cilëve u është dashur të përdorin Zoom-in apo Google Meet-in për realizimin e bisedave të tyre me zë dhe video.

Shtesa e re e Whatsapp-it vjen në kuadër të përpjekjeve të kompanisë për të bindur përdoruesit të bien dakord me ndryshimet e reja lidhur me politikat e ndjekura të privatësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore