Aplikacione

WhatsApp-i ndaloi 2.4 milionë llogari indiane në korrik


Aplikacioni WhatsApp ka ndaluar 2.39 milionë llogari indiane në korrik.

Kjo rezulton të jetë shifra më e lartë deri më tani, sipas vetë kompanisë.

Në vendin aziatik, ligjet më të rrepta në sferën e teknologjisë e kanë bërë të nevojshme që platformat e mëdha digjitale të publikojnë raporte të pajtueshmërisë çdo muaj.

Në muajin qershor, rregullat e qarkulluara propozuan ngritjen e një paneli për të dëgjuar ankesat e përdoruesve.

Raportet kanë thanë se platformat e rëndësishme të mesazheve të mediave sociale do të lejojnë identifikimin e autorit të parë të informacionit nëse drejtohen nga gjykatat për ta bërë këtë.

Nga llogaritë e ndaluara, 1.42 milionë ishin “të ndaluara në mënyrë proaktive”, përpara çdo raportimi nga përdoruesit.

Disa llogari u ndaluan bazuar në ankesat e marra përmes kanalit të ankesave të kompanisë, mjeteve dhe burimeve që ajo përdor për të zbuluar shkelje të tilla.

Kurse në korrik, WhatsApp-i mori gjithsej 574 raporte ankesash.

Platforma e mesazheve, e cila është kritikuar më herët për përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes në vend, si dhe kudo në botë, kishte hequr 2.21 milionë llogari në Indi në qershor.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore