Sport

Westbrook i bashkohet LeBron James dhe Anthony Davis tek Lakers


Gjatë zgjedhjes së lojtarëve në natën e “Draft-it”, në NBA, ka ndodhur një nga shkëmbimet më interesante për sezonin e ardhshëm.

Lakers kanë arritur të transferojnë yllin e Washington Wizards. Russell Westbrook dhe dy zgjedhje në “Draft”, ndërsa Wizards do të marrin  Kyle Kuzma-n, Montrezl Harell, Kentavious Caldwell-Pope dhe një zgjedhje në “Draft”.

Lakers tani më mund të shihen si favoritët për të fituar titullin në sezonin e ardhshëm, por ata kanë dy pengesa të mëdha që mund të hasin në finale.

Kampionët në fuqi, Milwaukee Bucks dhe Brooklyn Nets të cilët po ashtu kanë tre yje në ekip, janë kundërshtarët më problematik të Lakers në sezonin e ardhshëm.

Lakers kanë tre yje që do udhëheqin ekipin, por lojtarët e tjerë rreth skuadrës janë më të dobët se në dy sezonet e kaluara, e cila mund të shfaq problem për ekipin nga Los Angelosi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore