
West Ham United është një nga skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar veror.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, londinezët kanë nisur një ofertë prej 34 milionë funtesh për transferimin e futbollistit të Lyon-it, Lucas Paqueta-n.
Braziliani ishte objektiv i disa klubeve angleze si: Arsenal, Tottenham e Neëcastle, megjithatë thuhet se “Hammers” tani janë në bisedime më të avancuara se klubet e tjera.
BREAKING: West Ham have made a bid worth £33.7m for Lyon midfielder Lucas Paqueta.
They are also keeping an eye on Connor Gallagher's situation at Chelsea. If he is allowed to leave, the Hammers are very interested in doing a deal. pic.twitter.com/oAuC811F03
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 24, 2022
Sipas “The Athletic”, klubi i Londra lindore është duke punuar shumë për të arritur një marrëveshje.
Mediumi i lartcekur shkruan se oferta tashmë është dorëzuar te klubi francez dhe po punohet për arritjen e marrëveshjes mes futbollistit 24-vjeçar dhe West Ham-it.
Kujtojmë që Paqueta është pjesë e Lyon-it që nga vera e vitit 2020, kur u transferua nga Milan-i për shumën e 20 milionë eurove, derisa kuqezinjtë e kishin blerë nga Flamengo në janarin e vitit 2019 për 39 milionë euro.
Deri më tani, Paqueta ka luajtur në 78 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e klubit francez, prej të cilave ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Planet e zgjerimit të BE-së mund të testojnë nëse Unioni ende funksionon
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Britania ka 18 muaj që zhvillon bisedime sekrete me Rusinë
-
Osmani shpreson që shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën