Euro 2020

Wembley pret finalen e madhe të Euro 2020


Pas thuajse një muaj, tani po i vjen fundi këtij Kampionati Evropian, i cili ka qenë spektakolar që nga dita e parë.

Shumë befasi dhe shumë emocione, dhe shumë spektakël prodhuan të gjitha ndeshjet deri më tani.

Finalja a madhe e edicionit të 16-të të Euro 2020, do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës, mes Italisë dhe Anglisë.

Në stadium pritet të jenë të pranishëm mbi 60 mijë tifozë, me një shumicë angleze, pasi që tashmë siç dihet, ekziston një kufizim në udhëtime në Angli për shkak të masave anti-Covid.

Italia e Roberto Mancinit ishte thjeshtë fantastike në rrugëtimin e saj deri në finale. Të kaltrit nuk humbën asnjë ndeshje në grupe, madje as nuk pranuan gol, duke shënuar shtatë.

Më pas në fazën e 1/8-ve hasën disi në vështirësi përballë Austrisë, për të cilët u desh koha shtesë që t’i mposhtin me rezultat minimal 2:1.

Me të njëjtin rezultat mposhtën edhe kombëtaren e Belgjikës, në fazën çerekfinale.

Dhe më pas në gjysmëfinale eliminuan Spanjën, por vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave.

Në anën tjetër Anglia gjithashtu pati një ecuri tejet pozitive. “Tre luanët” nuk pësuan asnjë gol deri në takimin gjysmëfinal ndaj surprizës kryesore në këtë kampionat, Danimarkës.

Në grupe anglezët fituan dy takime, ndaj Kroacisë dhe Sllovakisë, di dhe barazuan ndaj Skocisë.

Në fazën e 1/8-ve, anglezët me lehtësi mposhtën gjigantin evropian siç është Gjermania, me rezultat 2:0.

Pastaj në çerekfinal dominuan përballë Ukrainës me shifrat 4:0, para se të fitoj ndaj Danimarkës në gjysmëfinale.

Tani, pas një pritje prej 55 vjetësh, Anglia do të paraqitet në finale për herë të parë në historinë e saj, e cila për fatin e tyre, do të zhvillohet në shtëpinë e futbollit anglez.

Derisa për Italinë kjo do të jetë hera e katërt që luan në një finale evropiani, prej të cilave vetëm një herë ia ka dalë të ngrejë lartë trofeun.

Sa i përket ndeshjeve garuese, mes Kampionatit Evropian dhe atij Botëror, këto dy kombëtare janë takuar tetë herë mes tyre, prej të cilave prinë Italia me pesë fitore, vetëm një kanë Anglia, si dhe dy takime kanë përfunduar në barazim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore