
Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, do të matet në kontekstin e tri palë zgjedhjeve: në Serbi më 17 dhjetor të këtij viti, në Bashkimin Evropian (BE) në maj të vitit të ardhshëm dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në nëntor 2024, ka thënë Bodo Weber nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit (DPC).
Në një intervistë për “Slobodno Sërpski” të hënën, eksperti gjerman ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të provojë të zvarrisë zbatimin e Marrëvrshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt – Ohër, 18 mars), derisa ka shtuar se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është një “iniciativë e keqkuptuar” dhe së këndejmi, do të dështojë.
“Kemi edhe katër javë deri në zgjedhjet në Serbi, asgjë nuk mund të ndodhë në atë periudhë. Ai do ta shtyjë sa të mundet formimin e qeverisë, katër deri në pesë muaj dhe pastaj jemi afër zgjedhjeve parlamentare evropiane. Prandaj, për mendimin tim, ai proces tashmë ka vdekur, pavarësisht përshpejtimit pas Banjës”, ka thënë Weber.
Weber ka shtuar se për shkak të veprimeve të gabuara të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare, tani është krijuar një situatë ku Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe përdoret gjatë gjithë kohës për manipulim, sikurse nga Serbia ashtu edhe nga Kosova, duke mbyllur kështu rrugën e zbatimit të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Edhe në Zubin Potok serbët iniciojnë peticion për largimin e kryetarit Zeqiri
-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Talat Xhaferi do të jetë Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga 28 janari