Lajme

Washington Post: Dyshime për rindërtimin izraelit të vdekjes së aktivistes amerikane


Dëshmitë dhe videot e reja ngrenë dyshime rreth rindërtimit të Izraeli në lidhje me vrasjen e aktivistes amerikane Aysenut Eygi në Bregu Perëndimor.

Kjo është raportuar nga Washington Post e cila kreu një hetim sipas të cilit Eygi u godit nga një armë zjarri më shumë se gjysmë ore pas kulmit të luftimeve në Beita dhe rreth 20 minuta pasi protestuesit ishin larguar nga rruga kryesore.

Një adoleshent palestinez, i cili sipas disa dëshmitarëve ishte më pak se 20 metra nga Eygi, u plagos nga zjarri izraelit.

Ushtria izraelite (IDF) ka thënë se është “shumë e mundshme” që forcat e saj “indirekt dhe pa dashje” qëlluan për vdekje një aktiviste turko-amerikane gjatë një proteste në Bregun Perëndimor javën e kaluar.

Një hetim “gjeti se ka shumë të ngjarë që ajo të jetë goditur në mënyrë indirekte dhe pa dashje nga zjarri i IDF-së, i cili nuk ishte drejtuar ndaj saj, por ndaj nxitësit kryesor të kryengritjes”, tha ushtria në një deklaratë duke iu referuar vdekjes së 26-vjeçares.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore