Lajme

Washington-i drejt miratimit të furnizimit të Kievit me Atacms, sipas një përfaqësuesi


Kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, ka deklaruar se Washington-i është afër t’i japë dritën jeshile furnizimit të Ukrainës me raketa balistike Atacms.

Po ashtu ai ka shtuar se Kryetari Mike Johnson ka premtuar se do ta vërë në votim çështjen e financimit të Kievit në kthim të Kongresit nga festat e Pashkëve.

“Ne duhet t’u ofrojmë atyre sisteme armësh me rreze të gjatë”, ka thënë Turner mbrëmë në një intervistë me transmetuesin amerikan CBS.

“Dhe unë mendoj se do të jenë Atacms”, ka vijuar ai.

Johnson “bëri deklarata shumë të qarta se kur të kthehemi” nga pushimet, armët për Kievin “do të jenë prioriteti tjetër në rendin e ditës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore