![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/06/vucic-dhe-vulin.jpg)
Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurimit dhe Inteligjencës serbe, e njohur ndryshe si BIA, Aleksandër Vulin, ka thurur lavde për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke thënë se është i vetmi lider “i lirë” në Evropë që mund të thotë se nuk mund të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, pas agresionit në Ukrainë.
“Ky është qëndrimi i popullit serb, ne nuk duam të jemi pjesë e histerisë anti-ruse”, ka thënë Vulin, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Sipas Vulin-it, shefi i shtetit serb, po përballet me “presione” dhe “shantazhe” të shumta nga Perëndimi për shkak të “pavarësisë” dhe “politikës” së tij të pavarur.
Presionet, pretendon ish-shefi i BIA-s, “janë të mëdha, gjithmonë fillojnë me sulme mediatike, e më pas nisin ekonomikisht, duke tërhequr investimet e huaja direkte, duke i ngadalësuar investimet, duke kushtëzuar, ngadalësuar rrugën tonë evropiane e deri te sulmet ndaj zyrtarëve individualë’.
Serbia, së bashku me Bosnje e Hercegovinën – për shkak të Republikës Srpska, e cila përdor veton në presidencën trepalëshe (boshnjake, kroate dhe serbe) të BeH-së – nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë.
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, kanë kërkuar nga Beogradi zyrtar që të vendosë sanksione ndaj Moskës zyrtare, për t’u rreshtuar kështu në një linjë me ta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjermania porosi Kosovës dhe Serbisë: Stop politikës ‘ma bëre, ta bëra’ që vendosë pengesa të reja në rrugën drejt normalizimit
-
Zbuloni Sarandën – një nga perlat e Rivierës Shqiptare, shkruan media italiane
-
Zyrtarja e përlotur thotë se zjarri në qytetin kanadez është ‘jashtë kontrollit’
-
Gërvalla e quan “gënjeshtar” redaktorin që zbardhi detaje rreth skandalit në RTK: Artikullin ia çova unë, por s’i kam thënë bëje
Lajmet kryesore
-
Redaktori i RTK-së tregon për terrorin që përjetoi deri në publikimin e artikullit skandaloz kundër mediave në Kosovë
-
Komunikimi diplomatik për drejtësinë ndihmon procesin e integrimit në BE, thotë Metani
-
Netanyahu takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë
-
Gërvalla akuzoi BE-në për njohjen e pasaportave ilegale serbe – “kështu kur vepron njëanshëm për ‘veprime sovraniste’ në Veri”