Vuçiçi uron autokratin e Venezuelës për rezultatin zgjedhor, falënderon Maduron për mosnjohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka uruar liderin autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, për fitoren e zgjedhjeve të kontestuare presidenciale të së dielës, duke thënë se Serbia respekton këtë shtet në Amerikën Jugore për shkak të qëndrimit armiqësor kundër Kosovës.
“Serbia e vlerëson shumë që Venezuela tregon respekt për parimet dhe drejtat e qytetarëve, kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë”, ka deklaruar Vuçiçi në një deklaratë.
Maduro i ka fituar 51 për qind të votave në zgjedhje, në bazë të rezultateve zyrtare, pavarësisht se sondazhet kanë parashikuar fitore të opozitës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë ngritur dyshime serioze që rezultatet e publikuara prej autoritetit zgjedhor nuk reflektojnë votat e popullit.
Në këmbim të mbështetjes ndërkombëtare rreth Kosovës, shteti serb përkrah të gjitha autokracitë botërore që nuk e njohin pavarësinë e vendit të vogël. Serbia, përgjatë gjithë historisë, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga bashkësia e organizuar perëndimore, posaçërisht sa i përket deklaratave, rezolutave dhe sanksioneve kundër regjimeve jodemokratike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vukoviç: Forcimi i shtetësisë së Kosovës tërboi nacionalistët në Serbi, prandaj u shpërdorua potenciali i normalizimit
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
‘Kultura e Hakmarrjes’: Pandëshkueshmëria dhe mungesa e besimit po çojnë në vetëgjyqësi
-
Nis viti i ri shkollor, paketë dhe plan masash për sigurinë e nxënësve
-
Bazat, depot, aeroportet: Objektivat e Kievit në Rusi
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit