Vuçiçi i frustruar me BE-në: Niveli i mbështetjes politike për Ukrainën mungon në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një prononcim për prestigjiozen britanike “Financial Times“, ka shprehur frustrimin e tij me faktin që Ukraina po i kapërcen vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) në dritën e “fërshëllimes” së zgjerimit të BE-së deri në vitit 2030.
“Nuk kam asgjë kundër ukrainasve. Por niveli i mbështetjes së BE-së për Ukrainën, duke i dhënë asaj statusin e vendit kandidat menjëherë pas aplikimit të saj dhe potencialisht fillimit të negociatave për anëtarësim vitin e ardhshëm tregon se [mbështetja politike] ka munguar për ne”, ka thënë presidenti serb duke folur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Gazeta britanike ka kujtuar se negociatat mes Serbisë dhe BE-së janë bllokuar për shkak të dështimit të Beogradit për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Përveç kësaj, shteti serb është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, gjë që ka ulur më tej perspektivën e saj për anëtarësim në BE.
Perspektiva e Serbisë drejt BE-së është ende e pasigurt, nuk është e qartë. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorvshme ndaj stabilitetit rajonal. Serbia, gjatë gjithë historisë saj, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e botës perëndimore, por presidenti serb ka insistuar se kjo nuk e pasqyron realitetin në Serbi.
Ai ka pretenduar se Serbia aktualisht është “në situatë shumë më të mirë sesa që kanë qenë Rumania dhe Bullgaria në vitin 2007 kur iu bashkuan BE-së”, derisa ka fajësuar gjithashtu aftësinë e institucioneve të BE-së për të pranuar anëtarë të rinj në familjen e madhe evropiane nën argumentin se ka më shumë vende që marrin paratë e BE-së sesa vende që kontribuojnë.
“Ne [kemi dëgjuar] për vitin 2025, tani është viti 2030… janë shtatë vjet. Kush e di se çfarë do të ndodhë pas shtatë vjetësh? Fuqia absorbuese e BE-së nuk është më e madhe se sa ishte më parë. Ju keni 10 vende kontribuese dhe 17 vende që marrin paratë e tyre. Asnjëri nuk do të donte të kishte më shumë anëtarë në listën e tyre të pagesave”, ka argumentuar presidenti serb.
Në vitet e fundit, sondazhet e opinioneve të kryera në rajon dhe Serbi, tregojnë polarizimin e shoqërisë serbe sa i përket besueshmërisë dhe anëtarësimit në BE. Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e Serbisë tregojnë skepticizmin më të lartë dhe qëndrimin më negativ ndaj BE-së, duke favorizuar Rusinë dhe Kinën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kreu i grupit të PD-së kthehet në çështje mes Bardhit dhe Felajt
-
Kritikat e Kurtit ndaj Lajçak-ut ishin për t’ua marrë zemrat militantëve, thotë Tahiri
-
Spajiç: Ka ende kohë për të formuar qeverinë, s’ka presion nga ambasadorët e huaj
-
80% e deputetëve demokratë njohin Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar
Lajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
Kreu i grupit të PD-së kthehet në çështje mes Bardhit dhe Felajt
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Escobar: Lajçak-u nuk do të largohet, dialogu nuk do të largohet