
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është takuar me këshilltarin e presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, me të cilin ka biseduar për të gjitha çështjet me rëndësi, por edhe për Kosovën.
Por, thotë se “nuk është e lehtë të biesh dakord për disa çështje”, por shton se biseda ishte shumë e hapur dhe e sinqertë.
“Dhe kur biseda është e hapur dhe e sinqertë, gjithmonë duhet të sjellë ndonjë përfitim, nuk mund të them gjithmonë se duhet të jetë e dobishme, por sjell disa të mira”, theksoi ai.
Ai gjithashtu tregon se Sullivan është e ardhmja e politikës amerikane dhe se ai është në një pozicion të tillë për të vendosur për çështjet kyçe të botës, luftën dhe paqen.
“Ne i kemi diskutuar të gjitha çështjet. Unë fola për qëndrimet e Serbisë dhe theksuam se çfarë është e rëndësishme – të bëjmë maksimumin bashkërisht që të rrisim aktivitetin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Amerikës, të kemi gjithnjë e më shumë investitorë”.
Ai theksoi se është biseduar edhe për projektet energjetike dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Të shtunën u dorëzohen familjarëve trupat e tre terroristëve të vrarë në Banjskë
-
Mark Lambert do të jetë zyrtari më i lartë i politikës amerikane për Kinën
-
Një apo disa struktura qëndrojnë pas sulmit në Veri, thotë Hovenier
-
Dislokimi i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, Roth: Ku dreqin është BE-ja?