Kosova

Vuçiç takohet me ambasadorin rus, diskutojnë për situatën në Kosovë


Aleksandar Bocan - Kharchenko dhe Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të enjte ka takuar ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Kështu të paktën ka njoftuar vetë presidenti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Sipas Vuçiç’it, temë diskutimi me diplomatin rus ka qenë edhe çështja e Kosovës.

“Ne diskutuam për çështje të rëndësishme dypalëshe dhe veçanërisht informova ambasadorin për situatën në Kosovë dhe qëndrimin e Serbisë”, ka shkruar Vuçiç.

Serbia, sipas Vuçiç’it, do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie korrekte me Rusinë.

Ndryshe takimi i Vuçiç’it me ambasadorin rus ka ardhur në ditën kur i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka nisur turin e tij disa ditor në Kosovë dhe Serbi.

Vizitën e tij në Kosovë, top-diplomati sllovak e ka nisur nga presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani.

Më pas i njëjti pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i thanë po propozimit franko-gjerman të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, por nuk pati nënshkrim në Marrëveshjes derivat i këtij propozimi për shkak të mospajtimeve për zbatimin e tij, që do të kërkojë me shumë bisedime.

Mu për këtë arsye më 18 mars Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian, pa të cilin nuk mund të ketë marrëveshje.

Prandaj diplomati sllovak i cili sot e nesër do të qëndrojë në Prishtinë, ndërsa në fillim të javës që po vjen në Beograd, do të përqendrohet në sigurimin e një pajtimi rreth zbatimit të planit i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por Kosovës përveç themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i kërkohet që së bashku me Serbinë ta formalizojnë statusin e Kishave Ortodokse Serbe.

Fluturimi i fundit diplomatik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore