![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/05/vucic-1-291367.jpeg)
Në pakon e re ekonomike të Serbisë, do të përfitojnë edhe qytetarët serbë në Kosovë.
Kështu ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën ai ka deklaruar se kush do të marrë ndihmë financiare.
“Më 12 maj, ne do të fillojmë të paguajmë 30 euro për të gjithë qytetarët e regjistruar, dhe më 20 maj do të fillojmë të paguajmë nga 100 euro për të gjithë qytetarët e nacionalitetit serbë në Kosovë, të cilët janë paraqitur dhe kuptohet, nga 200 euro për të papunët në Kosovë, ka thënë Vuçiçi, raporton “B92’.
Sipas tij, e gjithë kjo është rezultat i punës së qytetarëve dhe shtetit të Serbisë.
“Në maj do të jeni në gjendje të shihni rezultatet e punës suaj në mënyrën më të mirë të mundshme, por edhe rezultatet e shtetit serb”, është shprehur ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
1\4 e kohës së tij, Kurti e ka kaluar në të pame, homazhe e akademi përkujtimore
-
Konjufca: Afrim Bunjaku e Enver Zymberi ranë në krye të detyrës, po mbronin atdheun nga Serbia
-
Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë
-
Peci: Ndihem i rrezikuar, Policia ka refuzuar kërkesën për mbrojtje vetëm pse i përkas një partie tjetër
Lajmet kryesore
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore
-
Gjiknuri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Në 5 qarqe, votim dhe numërim elektronik
-
Obama mbështet hapur Harris: Do të bëhet një presidente fantastike e SHBA-ve
-
Komplikimet politike pas zgjedhjeve në Luginë dhe përfshirja e Kurtit për koalicion “shqiptar”