Lajme

Vuçiç nuk beson fare për një zgjidhje në kuadër të dialogut


Josep Borrell dhe Aleksandër Vuçiç

“Shpresojë për një zgjidhje, edhe pse nuk besoj fare”

Ishin fjalët e Aleksandër Vuçiç, presidentit të Serbisë, të cilët ai shkroi në rrjetin e tij social në Instagram, me të përfunduar takimin me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, në mëngjesin e ditës së enjte.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, në mëngjesin e ditës së enjte janë takuar ndarazi me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Kështu të paktën ka njoftuar vetë Borrell, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Twitter.

Takimi i të dy liderëve nuk është takimi i vetëm, ata priten të kenë edhe një takim sy më sy në mesditë, nën ndërmjetësimin e Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Borrell në njoftimin e postuar në Twitter ka shkruar se nga takimi i sotshëm pret që Kurti dhe Vuçiç të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore