Vuçiç i ankohet Stoltenbergut: “Kosova shkaktojë frikë dhe trazira në Veri”
Aleksandër Vuçiç dhe Jens Stoltenberg
Dreni Himbeqa
03.08.2022 16:29Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka folur siç pretendon ai, për aktivitetet e Qeverisë së Kosovës, të cilët sipas tij shkaktuan “frikë dhe trazira në Veriun e Kosovës”, edhe pse Qeveria e Kosovës fillojë vetëm implementimin e një vendimi në territorin e saj, e ndërsa qytetarët serb ishin ata të cilët bllokuan dhe pamundësuar këtë implementim.
Më tej bëhet ditur se në bisedën telefonike Vuçiç dhe Stoltenberg ranë dakord se është e nevojshme të vazhdohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për Serbin dhe rajonin, por edhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.
“Serbia nuk ka shkelur as Marrëveshjen e Brukselit dhe as rezolutën 1244 të OKB-së pas tensioneve në veri, pasi në asnjë mënyrë Beogradi nuk kërcënon ruajtjen e paqes dhe vazhdon të sillet me përgjegjësi dhe seriozitet në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura”, thuhet të ketë thënë Vuçiç.
Ndryshe një ditë më parë Stoltenberg realizoi një bisedë telefonike edhe me kryeministrin e Kosovës, pas përkeqësimit të situatës në Veri të Kosovës.
Sipas Stoltenberg, pala kosovar dhe ajo serbe duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg, në Twitter.
Spoke to @albinkurti about the recent tensions in #Kosovo & the continued importance of our @NATO_KFOR mission. All sides must maintain calm, avoid unilateral actions & support EU-mediated dialogue. I remain in close contact w/both Pristina & Belgrade.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 2, 2022
Ndryshe bisedën në fjalë më vonë pati lajmëruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një komunikate për media.
Sipas njoftimit për media të Qeverisë, Kurti i tha Stoltenberg-ut se mediat e kontrolluara nga Qeveria e Serbisë kanë zbatuar një fushatë dezinformimi gjatë muajit të fundit, duke u përpjekur të ndërtojnë një narrativë të rreme dhe negative për këto masa në ardhje.
“Është vërtetuar tashmë se këto fushata dezinformuese po ndihmohen nga shteti rus, në përpjekjen për të destabilizuar Ballkanin”.