
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau në Moldavi, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Vuçiç, ka falënderuar Macron, për qëndrimin dhe mbështetjen e tij të dhënë ndaj Serbisë pas ngjarjeve të fundit në Veri të Kosovës.
“Kam shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e fundit që po ndodh në Kosovës dhe kam diskutuar gjithashtu për hapat e mëtejshme për ruajtën e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin e tij social në Facebook pas takimit me Macron.
Ndryshe një ditë më parë Macron ka reaguar për situatën në Veri të Kosovës, ku ka kritikuar autoritetet e Kosovës për vendimin që Policia t’i asistojë kryetarët e komunave të sapozgjedhur për te vendet e tyre të punës.
“Shumë qartë, ka një përgjegjësi të autoriteteve kosovare në situatën aktuale dhe një mosrespektim të një marrëveshjeje, e cila megjithatë ishte e rëndësishme dhe e cila ishte nënshkruar vetëm disa javë më parë”, ka thënë Macron në një konferencë për media në Bratislavë të Sllovakisë.
Macron ndër të tjera ka theksuar se “ne ua kemi bërë shumë të qartë autoriteteve të Kosovës se ishte gabim të vazhdohet me këto zgjedhje”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndodhen në Kishinjev për këtë samit.
Të dy presidentët, sapo arritën në këtë eveniment, akuzuan institucionet e shteteve përkatëse për tensionet e shkaktuara në Veri të Kosovës.
Osmani tha se Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj që synojnë destabilizimin e Kosovës për t’i dhënë fund dhunës në Veri të vendit, ndërsa Vuçiç tha se për t’u ulur këto tensione, autoritetet e Kosovës duhet t’i tërheqin, siç i quajti ai, “kryetarët e supozuar” nga komunat me shumicë serbe në Veri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Deputeti serb: Nëse Radoijçiç mori pjesë në sulmin terrorist në Veri, është e qartë se Vuçiç qëndron prapa
-
Tahiri: Borell dhe Lajçak duhet të japin dorëheqje, BE-ja ta suspendoj Serbinë
-
Kearns: KFOR dhe EULEX t’i ndihmojnë institucioneve të Kosovës për hetimin e vrasjes së rreshterit Bunjaku
-
Serbia nderon terroristët e vrarë ne Kosovë, shpallë ditë zie
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje