Vuçiç e fton Abazoviçin në takimin e radhës të “Open Balkan” në Ohër, flasin për ndërlidhje ekonomike të Ballkanit Perëndimor

“Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas takimit të parë të tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, u shpreh Abazoviç përmes një postimi në Facebook ku lajmëroi takimin e tij të parë me Aleksandër Vuçiç që kur morri detyrën e shefit të ekzekutivit malazez.
Abazoviç u shpreh i bindur se me të në krye të qeverisë, Mali i Zi po bën përpjekje maksimale për të promovuar politikën e bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe ndërlidhjes më të mirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti serb shkroi në Facebook se e ka ftuar Abazoviçin në takimin e radhës të nismës “Open Balkan” në Ohër.
“Mundësi e shkëlqyeshme për të biseduar për çështjet dypalëshe me Dritan Abazoviç gjatë World Economic Forum”, shkroi Vuçiç.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Balla ripohon mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me parlamentarin gjerman
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore
-
Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur