Lajme

Vuçiç dhe Pendarovski mirëpresin vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e Autoçefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë një takimi në Forumin Ekonomik Botëror mirërpritën vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për t’ia njohur statusin e “Autoçefalisë” Kishës Ortodokse Maqedonase.

“Në një takim të shkurtër në Davos, bashkërisht e mirëpritëm vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për pranimin e autoqefalisë së KOM-it, si një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar ai në një fotografi me Aleksandër Vuçiç.

“Më vjen mirë që u pamë dhe patëm mundësinë të diskutojmë nismën e Ballkanit të Hapur dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Pas një kohe të gjatë Kisha Ortodokse Serbe vendosi t’ia njohë Autoçefalinë Kishës Maqedonase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore