Vuçiç: Brenda 15 ditësh edhe 8 shtete do ta çnjohin Kosovën – letrat e çnjohjeve i kam në zyrë

SHFLETO

Aleksander Vucic duke folur ne parlamentin serb

 

albanianpost
14.09.2022 12:14
Loading Icons...

Në ditën e dytë të seancës parlamentare në Serbi ku po diskutohet për Kosovën, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se në 15 ditët e ardhshme do të ketë plotë tetë vende që do tërhiqen nga njohja e Kosovës.

Por, s’janë veç këto, tha Vuçiç, shtatë shtete të tjera tashmë veç e kanë ndërmarr veprimin e çnjohjes, pohoi.

“Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore janë bërë shtatë tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe shtoi se pret që në 15 ditët e ardhshme tetë shtete të tërheqin njohjen e Kosovës publikisht”.

Ivica Dacic, personi kryesor qe merret me sigurimin e cnjohjeve per Kosoven

Këto shtete nuk është se i kanë premtuar Vuçiç-it se do ta bëjnë, apo se po pritet të marrin një vendim. Sipas presidentit serb, tashmë ka ndodhur.

“Të gjitha ato tetë letra janë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe unë i kam kopjet në kasafortën time, vetëm presim momentin kur do t’i tregojmë”, deklaroi Vuçiç.

Nga dita e djeshme ka filluar një seancë e jashtëzakonshme në parlamentin e Serbisë ku po flitet për Kosovën, qasjen e qeverisë së Serbisë, dialogun në Bruksel dhe potencialitetin e gjetjes së një zgjidhje finale.

Opozita në Serbi ka pasur kritika për Vuçiç-in dhe për qasjen e tij në raport me Kosovën.